PARA NDESHJES
11-shja e mundshme e Trepçës’89
4 July, 2017 @15:00
Trajneri i Trepçës’89, Zekirija Ramadani, është para provës tepër të rëndësishme sot, kur ekipi i tij e pret Vikingurin në ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues për Ligë të Kampionëve.
Trepça’89 u mposht në ndeshjen e parë nga Vikinguri 2-1, ndërsa sot do të kërkojë kualifikimin në Adem Jashari të Mitrovicës.
Derisa numri i biletave të ndeshjes po vazhdon të shënojë ngritje në shitje, puna më e madhe i mbetet futbollistëve që do të paraqiten në ndeshje.
Sipas stërvitjeve të fundit dhe asaj gjendjes fizike të lojtarëve 11-shja e mëposhtme mund të jetë startuese për ekipin mitrovicas sot.
TREPÇA’89: Portier: Enis Manxholli; Mbrojtës: Përparim Islami, Argjent Mustafa, Ilir Izmaku, Arbër Potoku; Mesfushorë: Ylber Maloku, Rron Broja, - Fiton Hajdari, Kushtrim Lushtaku, Florent Hasani; Sulmues: Blerand Kurtishaj.