Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - PRISHTINA

16 ndeshje pa humbje, Prishtina s’ndalet as në Mitrovicë

16 ndeshje pa humbje, Prishtina s’ndalet as në Mitrovicë


27 February, 2021 @14:59

Vazhdon super-forma e Prishtinës gjatë stinorit pranveror!

Sot skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani e shënoi edhe një fitore të rëndësishme në luftën për titullin kampion, kësaj radhe ndaj Trepçës ‘89 në Mitrovicë.

Ky takim në fund u mbyll me rezultat 1-2 (Arbnor Muja 90+1’ / Lumbardh Dellova 52’, Leonit Abazi 90+6’).

TABELA AKTUALE

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, ishte Lumbardh Dellova i prishtinasve ai që shënoi në minutën e 52’ pas asistimit të Qëndrim Zybës, për t’ia dhuruar Prishtinës epërsinë.

Që nga ai moment e deri në minutat e fundit të ndeshjes më gola nuk pati, e ishte pikërisht fundi i ndeshjes ai që dhuroi dramë.

Fillimisht ishin vendasit ata që barazuan në minutën e parë të kohës shtesë përmes Arbnor Mujës, i cili shënoi pas asistimit të Darwish, e më pas, kur u mendua që ndeshja do të mbyllej me barazim, Leonit Abazi i kryeqytetasve në minutën e 6’ të kohës shtesë shënoi për 1-2 pas një tjetër asistimi nga Qëndrim Zyba, për t’ia dhuruar kështu një fitore tejet të madhe Prishtinës.

Fitorja e shënuar sot bën që Prishtina tashmë të ketë 16 ndeshje radhazi pa humbje në futbollin kosovar, ndërkohë që trajneri Zekirija Ramadani i Prishtinës sot shënoi fitore ndaj skuadrës që para disa viteve e shpalli kampione dhe e dërgoi në garat evropiane.

Sa i përket luftës për titull, Prishtina tashmë ngjitet mbi Dritën dhe është vetëm një pikë larg Ballkanit, me ç‘rast lufta për titull bëhet edhe më interesante.


 
Të gjitha lajmet nga