SULMUESI BERISHA
2 ndeshje suspendim për Berishën
26 October, 2017 @12:04
Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Besart Berisha, është suspenduar për 2 ndeshje në elitën e futbollit australian, për shkak të kontaktit fizik të tij me referin e ndeshjes.
Melbourne Victory, ekipi i Berishës, ka pranuar Vendimin e Komisionit Disciplinor, ndërsa Berisha ka kërkuar falje për gjestin e tij.
“Nuk kam menduar të lëndoj askënd dhe jam falenderues për lartësinë e dënimit. Tani po fokusohem që të përgatitem sa më mirë për rikthimin tim,” ka thënë Berisha, transmeton faqja zyrtare e ekipit australian.
Me këtë, Berisha do të mungojë në ndeshjet ndaj Central Coast Mariners dhe Western Sydney Wanderers, ndërsa KD ka bërë të ditur se në rast të ripërsëritjes së gjestit, Berishës do t’i dyfishohet dënimi herën tjetër.