DRENICA-LLAPI
Me fitore, Llapi kthen kreun
25 October, 2017 @15:02
Prishtina nuk ka arritur të qëndrojë më shumë se një xhiro në krye të klasifikimit të Superligës.
Kjo, pasi që bardhekaltërit nga kryeqyteti barazuan sot në Gjilan ndaj Dritës, ndërsa Llapi që ishte lider më parë, e ka kthyer kreun e tabelës me fitore ndaj Drenicës, 1-2.
Llapi ka shënuar shpejt për të siguruar avantazh që në 45 minutëshin e parë të lojës. E drenicakët edhepse ishin në disavatazh 0-2, në pjesë të dytë nuk arritën të bëjnë diçka më shumë karshi mysafirëve të drejtuar nga Tahir Batatina, pos golit të nderit nga Genc Hamiti dhe kështu u pajtuan me humbje.
Egzon Sinani shënoi për avantazhin e Llapit, duke e mposhtur Flamur Nezirin në minutën e 10 të taktimi, kur goditi me kokë pas asistimit të Mentor Zhdrellës.
Ndërsa 20 minuta më vonë, Mirlind Daku, që tashmë kalon në krye të golashënuesve të Superligës, ka shënuar për 1-2 dhe fitoren e Llapit.
Drenica në fund tentoi barazimin, por nuk e arriti.
Kjo ka qenë tek fitorja e dytë e Llapit si mysafir këtë stinor, që tashmë ka ngritur kuotën e pikëve në 22, ndërsa Drenica regjistroi humbjen e gjashtë të stinorit.
Në xhiron që vjen, Llapi pret Vllazninë në shtëpi, ndërsa Drenica udhëton në Gjakovë, për ndeshje ndaj Vëllaznimit.