INTER-SAMPDORIA
Icardi çiftgolësh, Inter lider në Serie A
24 October, 2017 @23:04
Inter është lider i ri i Serie A-së, pas fitores së shënuar sonte ndaj Sampdorias 3-2 në Giuseppe Meazza.
I udhëhequr nga sulmuesi dhe kapiteni në formë, Mauro Icardi, Inter ka mposhtur ekipin e xhenovezëve për të marrë kreun e elitës italiane, edhepse me një ndeshje më shumë sesa Napoli aktualisht.
Milan Skriniar ka shënuar golin e avantazhit, ndërsa Icardi ka shënuar dygolësh më pas për 3-0. Me sonte, Icardi ka ngritur kuotën e golave të shënuar në 11 nga 10 xhiro në Serie A.
Për kuriozitet, edhe Skriniar edhe Icardi, kanë ardhur te Interi nga Sampdoria.
Sampdoria më pas u këndell, por e tëra që arriti ishte dramatizimi i minutave të fundit, me golat e Dawid Kownackit dhe Fabio Quagliarellas, 3-2.
Kjo ka qenë fitorja e tetë e Interit këtë stinor dhe aktualisht ka 26 pikë, 1 më shumë se Napoli që nesër luan me Genoan si mysafir. Ndërsa Sampdoria ka pësuar humbjen e dytë të stinorit sonte dhe ka 17 pikë.