ISMET MUNISHI
“Zëvendësimet dhanë rezultat, na iku fitorja”
24 October, 2017 @15:36
Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës, Ismet Munishi, është shprehur të jetë tepër i kënaqur me lojën e ekipit të tij, posaçërisht në pjesë të dytë, sot ndaj Lirisë.
Vëllaznimi edhepse ishte në disanvatazh 2-0 pas 45 minutave të para, arriti të barazojë në 2-2, ndërsa në fund ishte pranë fitores, por shtylla ia mohoi golin.
“Sot pas pjesës së parë ishim në situatë që të shpëtojmë nga turpi. Pranuam 2 gola dhe ishim afër të pranojmë edhe 2 të tjera në pjesë të parë,” ka thënë Munishi fillimisht.
“Por, në pjesë të dytë hyra me 3 zëvendësime dhe ndërrime taktike, që funksionuan. Ishim shumë afër tre pikëve por nuk ia arritëm. Jam tepër i kënaqur nga performanca e lojtarëve,” ka shtuar ai.
“Pas kësaj ndeshjeje do të jemi pak më të qetë ndoshta dhe nëse gjatë dimrit përforcohemi financiarisht dhe me disa lojtarë shtesë do të mund të luftojmë edhe për trofe,” ka vlerëuar Munishi ekipin e tij.
Vëllaznimi pas 12 xhirove në Superligë tash ka 17 pikë, ndërsa në xhiron që vjen presin Drenicën në Gjakovë.