FLAMURTARI-TREPÇA'89
John shpëton kampionin nga humbja
25 October, 2017 @15:36
Futbollisti i Flamurtarit, Ardit Jaupaj, ishte shumë afër të bëhet hero i ndeshjes, me dy golat e shënuara sot për ekipin e tij, që ishte 10 minuta larg fitores.
Por, ka qenë sulmuesi nigerian i Trepçës’89, Oto John, që ka shënuar për barazimin 2-2 në ndeshje, duke siguruar një pikë për skuadrën kampione.
Jaupaj i dha epërsi Flamurtarit të dënuar, që luajti si vendas në Zahir Pajaziti të Podujevës, ndërsa Shpëtim Idrizi kapiten i ekipit kampion, nga gjuajta e lirë barazoi 1-1 për të çuar ekipet në pushim.
Në fund, Trepça’89 ka regjistruar barazimin e tretë në 5 ndehjet e fundit të Superligës, derisa Flamurtari ka kapur edhe një pikë tjetër të rëndësishme që do të mund t’i ipte atyre shpresa për mbijetesë në Superligë.
Në xhiron që vjen, 89-shi pret Lirinë, ndërsa Flamurtari i shkon Prishtinës.