CHIEVO-MILAN

Foto: ACMilan/ Twitter
Pas 5 ndeshjeve, Milan i kthehet fitores me goleadë
25 October, 2017 @23:01
Rossonerët i janë kthyer fitores pas 5 ndeshjeve pa fitore, që nisi me humbje nga Sampdoria në fund të shtatorit, vazhdoi me disfata nga Roma e Inter, barazim me AEK e Genoa për të mposhtur Chievon sonte, 1-4.
Milan i është kthyer fitores ndoshta në momentin më të rëndësishëm për të kthyer vetëbesimin në skuadër, para derbit të madh ndaj kampionit aktual, Juventus, që zhvillohet të shtunën në San Siro.