MILAZIM ZUZAKU
“Mungesa e Shabanit ndikoi”
25 October, 2017 @20:19
Trajneri i Dritës, Milaim Zuzaku, ka thënë se ekipit të tij sot i ka munguar shumë Xhevdet Shabani, që është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Drita barazoi ndaj Prishtinës, 0-0, ndërsa rastet e mira që i kishte me anë të Kastriot Rexhës dhe Astrit Fazliut, nuk u realizuan.
“Lojë jashtëzakonisht e mirë e ku ne kishim iniciativën dhe me dy raste si të Rexhës, e sidomos të Fazliut. Në pjesën e dytë u deshtë të ndërronim taktikë, sepse na doli Fazliu. E sot na ka munguar shumë Bujar Shabani, e sidomos Xhevdet Shabani që bënë diferencën. Unë megjithatë unë i përgëzoj djemt për angazhim kundër një Prishtine jashtëzakonisht të fortë,” ka thënë Zuzaku pas ndeshjes.