MIREL JOSA
Josa lavdëron Dritën për lojën
25 October, 2017 @20:50
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është shprehur të jetë i kënaqur me barazimin si rezultat, jo pse udhëtuan për pikë, sa për kundërshtarin që ka treguar se di të luaj futboll.
Në deklaratën e tij të pas ndeshjes, ai ka pranuar se Drita ka qenë më e mirë në mesfushë në pjesë të parë, ndërsa përkundër se Prishtina mund të shënonte, në fund barazimin e ka vlerësuar epilog real.
“Normalisht që rezultat real e ku ndeshjen mund të ndajë në dy pjesë. E para i takoi Dritës e cila kishte më tepër dëshirë për të luajtur, ishte e para në dyluftime duke fituar shumë nga to në mesin e fushës tonë dhe kur ne kishin mundësi të niseshim në sulm, vononim shumë dhe Drita që luftoi shumë na e rrëmbeu mesfushën. Ndërsa në pjesën e dytë ne patëm qarkullim të topit, por në momente të veçanta do të duhej të shkonim shumë më shpejtë në portën e kundërshtarit, gjë që nuk u bë. Kishim dy-tre momente të mira të cilat edhe mund të zhbllokonin rezultatin, sepse këso ndeshje mund t’i vendos edhe një gol. Pra, me barazimin jam i kënaqur, por jo pse erdhëm për barazim, por sepse luajtëm me një kundërshtar që ka treguar vetën se din të luaj futboll,” ka thënë Josa në deklaratën e tij pas ndeshjes.
Prishtina para kësaj xhiroje ka qenë lidere e Superligës. Mirëpo, me barazimin e sotëm dhe me fitoren e Llapit ndaj Drenicës, llapjanët kanë marrë kreun e klasifikimit.