TË FTUARIT KUNDËR UKRAINËS DHE ISLANDËS
23 ftesat e fundit të Bunjakit
3 October, 2017 @12:06
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka publikuar sot në konferencë për shtyp ftesat e fundit të tij si kryesues i shtabit teknik të Kosovës.
NDESHJA E KALUAR, UKRAINA-KOSOVA
Në përfaqësuese janë rikthyer Bersant Celina, Alban Pnishi, Elbasan Rashani, Flamur Kastrati, Visar Bekaj por edhe Fidan Aliti, ndërsa siç pritej aty do të jetë edhe Bernard e Valon Berisha, që janë të suspenduar për ndeshjen ndaj Ukrainës (6 tetor), por do të jenë në dispozicion ndaj Islandës (9 tetor).
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Dy duelet e fundit të këtij cikli kualifikues do të jenë të fundit për selektorin Bunjaki, pasi që ka paralajmëruar largimin nga reprezentacioni me tu kryer ndeshjet kualifikuese për “Rusia 2018”, ku Kosova në 8 ndeshjet e para ka arritur të fitojë 1 pikë të vetme, derisa ka shënuar 3 dhe ka pranuar 20 gola.
LISTA e Albert Bunjakit:
Portierë: | Samir Ujkani (Cremonese, ITA) Visar Bekaj (Prishtina, KOS) Bledar Hajdini (Trepça'89, KOS) |
||
Mbrojtës: | Amir Rrahmani (Dinamo, KRO) Bajram Jashanica (Skënderbeu, SHQ) Mërgim Vojvoda (Mouscron, BEL) Alban Pnishi (Grasshoper, ZVI) Ardin Dallku (Vorskla, UKR) Fidan Aliti (Skënderbeu, SHQ) Leart Paqarada (Sandhausen, GER) Lirim Kastrati (Roma, ITA) |
||
Mesfushorë: | Hekuran Kryeziu (Luzern, ZVI) Besar Musolli (Kukësi, SHQ) Bernard Berisha (Akhmat, RUS) Besar Halimi (Brondby, DAN) Valon Berisha (Salzburg, AUT) Flamur Kastrati (Sandefjord, NOR) Donis Avdijaj (Schalke, GER) Milot Rashica (Vittese, HOL) Bersant Celina (Ipswich, ANG) |
||
Sulmes: | Elbasan Rashani (Odds, NOR) Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday, ANG) Vedat Muriqi (Gençlerbirligi, TUR) |