BALLKANI

3 largime te Ballkani, në mesin e tyre edhe Daku
10 June, 2021 @0:11
Para pak çastesh, Ballkani ka treguar largimin e 3 lojtarëve të skuadrës.
Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Arbër Shala nuk do të jenë pjesë e Ballkanit në stinorin e ardhshëm.
Daku do të kthehet te skuadra e Osijekut, Arbër Hoxha kërkon ta vazhdojë karrierën në Evropë.
Përveç këtyre futbollistëve, ndahet nga detyra edhe drejtori sportiv Avni Bytyçi.
Ballkani e përfundoi stinorin 2020/21 në pozitën e tretë.