MIKEL ARTETA
3 muaj jashtë
15 January, 2015 @15:00
Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta, do të mungojë për tre muajt e ardhshëm në fusha të gjelbëra për shkak të operacionit në këmbë.
Arteta, që është kapiten i ekipit, do të duhet të kalojë terapi 3 mujore për të ardhur në gjendje loje, prandaj Arsenal, pas Mathieu Debuchy-së nuk do të mund të llogarisë te njëri ndër mesfushorët më me përvojë në ekip.
Arteta ishte lënduar në ndeshje ndaj Borussia Dortmundit në Ligë të Kampionëve, më 26 nëntor të vitit që shkoi.