Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G:P

26 November, 2021 @17:00

Një tjetër fundjavë me plot ndeshje fantastike.

Për pesëshen e zakonshme të fundjavës kësaj here i kemi zgjedhur dy ndeshje nga Italia, dy nga Spanja e një nga Anglia.

1. Juventus - Atalanta (e shtunë, 18:00)

Dy skuadra italiane që vijnë pas mesjavës zhgënjyese në Evropë. Juventusi u deklasua keq nga Super-Chelsea, por megjithatë do të kualifikohet sipas të gjitha gjasave nga vendi i dytë, e Atalanta ia komplikoi gjërat vetes, duke gabuar në Bern ndaj Young Boys. Tash skuadrës nga Bergamo i duhet fitorja patjetër në ndeshjen e fundit ndaj Villarrealit në shtëpi, e në këtë mënyrë i kalon grupet nga vendi i dytë.

Ndërkohë, në ligë Atalanta nuk di humbje që nga data 3 tetor, kur u mposht nga Milani në shtëpi, kurse Juventusi në këtë takim vjen pas fitores mjaft të rëndësishme në udhëtim te Lazio xhiron e kaluar, shenja që na paralajmërojnë që ndeshja mes tyre këtë fundjavë do të jetë e fortë dhe e mirë për t’u shikuar.

Në Itali po zhvillohen gara të forta si për titull e ashtu edhe për top-katër, kështu që çdo pikë është e rëndësishme, sidomos kur ato merren në përballjet direkte.

 

2. Villarreal - Barcelona (e shtunë, 21:00)

Pas humbjes nga Manchester United në shtëpi, Villarreali në fundjavë do të ketë punë me Barcelonën e Xavit. Kjo e fundit luajti mjaft mirë ndaj Benficës në shtëpi, ndoshta paraqitja më e mirë e sezonit për Barcelonën, por për fat të keq nuk shënoi dhe tash e rrezikon seriozisht kalimin e grupeve. Megjithatë, të luante në Europa League nuk do të ishte fundi i botës për Barcelonën. Xavi do ta kishte mundësinë t’i provonte edhe më shumë lojtarët e rinj dhe në përgjithësi do të mund të ishte një “reset” i nevojshëm para sezonit të ardhshëm.

Ndaj Villarrealit Barcelona viteve të fundit kryesisht ka luajtur mirë dhe shumicën e rasteve ka fituar, e kjo përballje nuk e gjen Villarrealin në formën më të mirë të mundshme, gjë që mund t’i shkojë për shtati Barcelonës.

Nuk besoj se do të jetë një ndeshje me shumë gola, por megjithatë do të jetë një ndeshje e fortë.

 

3. Chelsea - Manchester United (e diel, 17:30)

Në mesin e zërave për ardhjen e Ralf Ragnick, Manchester United të dielën do të ketë punë shumë të vështirë ndaj Chelseat në super-formë. Skuadra e drejtuar nga gjermani Tuchel po shënon shumë, po luan futboll fantastik e nuk po pranon gola dhe për momentin është një kundërshtar fort i vështirë për këdo.

Nëse United mbrohet siç është mbrojtur shumicën e ndeshjeve këtë sezon, shumë lehtë mund ta ketë fatin e njëjtë që e pati Juventusi në mesjavë.

Ndaj Villarrealit United u mbrojt më mirë në grup por ndaj Chelseat do të jetë shumë më vështirë. Lëndimi i Chilwell është një lajm shumë i keq për Chelsean, por lajm i mirë është rikthimi i Lukakut, mungesa e të cilit pothuajse nuk u vërejt, me Chelsean që ka krijuar ekip të mrekuellueshëm ku secili e di rolin e tij, pavarësisht a është startues i rregullt apo jo.

Është prej ndeshjeve më të mëdha në Angli dhe padyshim që është për t’u shikuar, por do të ishte befasi nëse nuk fiton Chelsea…

 

4. Napoli - Lazio (e diel, 20:45)

Pas humbjes nga Spartaku në Moskë, Napoli kalimin e grupeve të Europa Leagues do ta kërkojë në xhiron e fundit në ndeshjen përballë Leicesterit, e në anën tjetër Lazio tashmë e ka siguruar kalimin e grupeve në këtë garë.

Kjo e diel këto dy skuadra i gjen me diferencë 11-pikëshe mes vete: Napoli është lider me 32 pikë, e Lazio ka 11 pikë më pak në vendin e gjashtë, por vendasit për këtë takim nuk janë edhe aq favoritë sa tabela mund t’i bëjë të duken, sidomos pas lëndimeve të nigerianit Osimhen e italianit Insigne.

Pres një ndeshje të hapur dhe me shumë gola. Të dyja skuadrat besoj se do të shënojnë së paku nga një herë.

 

5. Real Madrid - Sevilla (e diel, 21:00)

Pesë fitore radhazi në të gjitha garat. Kjo është forma momentale e Realit para përballjes me Sevillën, që është prej skuadrave më të papërshtatshme në La Liga tash e shumë vite. Ishte pikërisht Sevilla ajo që e ndali Realin në Madrid në xhiron e 35-të të sezonit të shkuar, e ai barazim pothuajse i kushtoi me titull Real Madridit.

Edhe këtë sezon Sevilla po bën mirë. Ka vetëm 2 pikë më pak se Reali dhe ndodhet e treta në renditje. Njëjtë si Reali, në ligë nuk di për humbje që nga data 3 tetor.

Favorit për fitore padyshim që llogaritet Reali, por do të jetë një ndeshje e bukur për të dielën mbrëma.

 


STAR OF THE GAMEWEEK XV

Kreshnik Uka, Ylli i javës (15)

FFK Superliga

Kreshnik Uka, Ylli i javës (15)

26/11/21 @ 11:31

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (15)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (15)

26/11/21 @ 11:25

A&N

Kapiteni Altin Sylejmani largohet nga A&N

FFK Liga e parë

Kapiteni Altin Sylejmani largohet nga A&N

25/11/21 @ 20:07

TE BASELI

Edon Zhegrova maestral, i sjell fitoren Baselit

Conference League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Edon Zhegrova maestral, i sjell fitoren Baselit

25/11/21 @ 18:29

MANCHESTER UNITED

Gjithçka pranë finalizimit, edhe United me trajner gjerman

Champions League/Premier League/Transfere

Gjithçka pranë finalizimit, edhe United me trajner gjerman

25/11/21 @ 16:48

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League