Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

8 April, 2022 @14:30

Mesjava na dha ndeshje fantastike në garat evropiane.

Tash, shohim se çfarë ndeshje ka në fundjavë.

1. Everton - Manchester United (e shtunë, 13:30)

Dy skuadrat me udhëheqjen më të keqe në ishull. Tash e sa vite, që të dyja operojnë pa ndonjë plan të menduar mirë, nga njerëz jokompetent dhe me meritë janë aty ku janë.

Humbja ndaj Burnleyt në mesjavë ia komplikon edhe më tepër punët Evertonit në luftën për mbijetesë, e kur shohim se çfarë kalendari ka Evertoni në pjesën e mbetur të sezonit, vërejmë që kjo skuadër vërtetë e rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez.

Ndër ndeshjet e mbetura, Evetoni luan ndaj Manchester Unitedit, Leicesterit (dy herë), Liverpoolit, Chelseat e Arsenalit, një grumbull i ndeshjeve fort të vështira për të marrë diçka, sidomos nëse të drejtuarit nga Frank Lampard luajnë siç kanë luajtur në muajt e fundit.

Gjithsesi, duke njohur Manchester Unitedin, kjo e së shtunës mund të jetë një ndeshje e mirë që Evertoni ta rikthejë vetëbesimin për pjesën e mbetur të sezonit.

Ndeshje interesante për ta nisur të shtunën sportive!

 

2. Mallorca - Atletico Madrid (e shtunë, 16:15)

Sipas thashethemeve më të fundit, duket se Mallorca nuk do ta blejë kartonin e plotë të Vedat Muriqit në verë. Prizrenasi e filloi mjaft mirë aventurën e tij te kjo skuadër, por forma jo e mirë e skuadrës përgjithësisht e së fundi edhe ndërrimi i trajnerit, bënë që edhe forma e Muriqit të pësojë rënie.

Të shtunën Mallorca e pret Atleticon e Madridit në shtëpi. Ky i fundit në mesjavë shpenzoi shumë energji ndaj Cityt në Etihad dhe kjo mund të jetë një përparësi e vogël e Mallorcës në këtë përballje, por megjithatë do të jetë ndeshje e vështirë për të.

Pres që Simeone të mos startojë me skuadrën e plotë, në mënyrë që t’i pushojë disa lojtarë për ndeshjen kthyese ndaj Cityt, e këtë mund ta shfrytëzojë Mallorca e Muriqit.

Nuk besoj që do të jetë ndeshje me shumë gola.

 

3. Aston Villa - Tottenham (e shtunë, 18:30)

Pas tri humbjeve radhazi në ligë, Aston Villa këtë fundjavë luan ndaj Tottenhamit, që ka 3 fitore radhazi, në Birmingham.

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard nuk ka luajtur aq keq sa 3 rezultatet e fundit mund ta bëjnë të duket, dhe në ndeshjen ndaj Spurs do të kërkojnë rikthim te rezultatet pozitive.

Tottenhami në xhiron e kaluar ndaj Newcastlet ishte fantastik. Transferet e janarit po luajnë mirë, Kane është në super-formë e edhe kalendari në pjesën e mbetur të sezonit nuk është aq i keq për ta mbyllur sezonin në top-katërshe.

Nëse fiton edhe të shtunën ndaj Aston Villës, Tottenhami i Contes do ta bënte edhe një hap tejet të rëndësishëm në luftën për top-katër. Por, nuk do të jetë ndeshje aspak e lehtë.

 

4. Manchester City - Liverpool (e diel, 17:30)

Dy skuadrat më të mira të Anglisë dhe ndoshta të Evropës përballë njëra-tjetrës. Tetë xhiro para fundit, City ka vetëm një pikë më shumë se Liverpooli dhe përballja direkte e kësaj fundjave mund t’i qartësojë shumë gjëra, sidomos kur dihet se sa pak lëshime të pikëve bëjnë këto dy skuadra në ndeshjet tjera.

Të dyja fituan në mesjavë në Ligë të Kampionëve dhe iu afruan gjysmëfinaleve, sidomos Liverpooli, e tash përballen mes vete në ligë, ndërkohë që fundjavën tjetër do të përballen mes vete edhe në FA Cup. Ndoshta edhe në finale të Ligës së Kampionëve më vonë...

Gjithsesi, përballja e kësaj fundjave me shumë gjasë do të jetë spektakolare dhe për të mos u humbur.

Kualitet i madh, intensitet i lartë, ndërhyrje dhe luftë për çdo top. Padyshim që ndeshja e javës në komplet futbollin botëror.

 

5. Torino - Milan (e diel, 20:45)

I pafalshëm ishte gabimi që Milani e bëri ndaj Bolognas në shtëpi të hënën mbrëma. Në fundjavën kur Napoli udhëtoi te Atalanta e Interi udhëtoi te Juventusi, u mendua se Milani do të mund të përfitonte, e në fakt ndodhi krejtësisht e kundërta. Edhe Napoli e edhe Interi fituan, ndërkohë që Milani lëshoi dy pikë të mëdha ndaj Bolognas në shtëpi.

Gjithsesi, ndodhi çka ndodhi dhe tash kuqezinjtë duhet ta bartin koncentrimin te ndeshja e radhës, ajo ndaj Torinos të dielën mbrëma.

Torino i Mërgim Vojvodës këtë sezon i ka marrë pikë edhe Interit e edhe Juventusit dhe shumë lehtë mund t’i merrë edhe Milanit, sidomos nëse ky i fundit luan si ndaj Bolognas xhiron e kaluar.

Do të jetë interesant të shohim se si do të reagojë Milani pas gabimit të fundjavës së kaluar. Janë ende në garë për titull dhe ndaj Torinos një fitore është e detyrueshme nëse duan të vazhdojnë atë garë.

 


LOJTARI I BALLKANIT

Lumbardh Dellova dënohet me të holla nga KD

FFK Superliga

Lumbardh Dellova dënohet me të holla nga KD

07/04/22 @ 16:21

VENDIMI PËR GJILANIN

3 ndeshje pa tifozë, me mundësi loje në Gjilan!

FFK Superliga

3 ndeshje pa tifozë, me mundësi loje në Gjilan!

07/04/22 @ 16:12

1/2: PRISHTINA - LLAPI

Endrit Krasniqi vendimtar, Prishtina shkon në Podujevë me epërsi

Kupa e Kosovës

Endrit Krasniqi vendimtar, Prishtina shkon në Podujevë me epërsi

07/04/22 @ 15:57

1/2: DRITA - RAMIZ SADIKU

Fitore bindëse e Dritës, shumë pranë finales

Kupa e Kosovës

Fitore bindëse e Dritës, shumë pranë finales

07/04/22 @ 15:50

11-SHET

Formacionet zyrtare: Drita - Ramiz Sadiku

Kupa e Kosovës

Formacionet zyrtare: Drita - Ramiz Sadiku

07/04/22 @ 13:33

TERVELL BECK

Ish lojtari i Pejës, kalon në ligën e Izraelit

FBK Superliga/International/Transfere

Ish lojtari i Pejës, kalon në ligën e Izraelit

12/09/24 @ 12:04

PËRFORCOJNË MBROJTJEN!

Qendërmbrojtës brazilian te Ferizaji - prezantohet Guilherme Souza

FFK Superliga/International/Transfere

Qendërmbrojtës brazilian te Ferizaji - prezantohet Guilherme Souza

12/09/24 @ 11:49

I BESOJNË PËR TITULL KAMPIONI!

3 vite shtesë me Artetën

Premier League/Transfere

3 vite shtesë me Artetën

12/09/24 @ 11:40

NJOFTIMI I FFK-së

“Fadil Vokrri” përsëri në “rregullim”, nuk ka ndeshje deri më 15 tetor!

FFK Superliga/Liga e Kombeve/Kosova

“Fadil Vokrri” përsëri në “rregullim”, nuk ka ndeshje deri më 15 tetor!

12/09/24 @ 11:08

LOJTARI I TREPÇËS, MË I MIRI I FINALES

Desmond Cambridge Jr — MVP i finales së Superkupës

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Desmond Cambridge Jr — MVP i finales së Superkupës

11/09/24 @ 23:17

TREPÇA FESTON SUPERKUPËN E RADHËS

Trepça vazhdon me trofe, mbron Superkupën

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Trepça vazhdon me trofe, mbron Superkupën

11/09/24 @ 21:55

SELEKTORI I RI

Pochettino emërohet selektor i njërit prej nikoqirëve të Botërorit 2026

Botërori/Kualifikimet për Botëror/International/Transfere

Pochettino emërohet selektor i njërit prej nikoqirëve të Botërorit 2026

11/09/24 @ 11:18

NGA INFORMATORI I GJYSMËFINALEVE TË SUPERKUPËS

Nga gjysmëfinalet, dënime vetëm për teknike!

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Nga gjysmëfinalet, dënime vetëm për teknike!

11/09/24 @ 10:45

FINALJA E SUPERKUPËS SË KOSOVËS

Sonte për trofe: Prishtina apo Trepça?

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Sonte për trofe: Prishtina apo Trepça?

11/09/24 @ 10:38

SHQIPËRIA PËSON NË SHTËPI

Gjeorgjia ia shkakton humbjen e parë Sylvinhos në “Air Albania”

Liga e Kombeve/Shqipëria

Gjeorgjia ia shkakton humbjen e parë Sylvinhos në “Air Albania”

10/09/24 @ 22:37


 
Të gjitha lajmet nga