Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

5 për fundjavë!

Foto: Olsen Kraja / Borozani

5 për fundjavë!


Shkruan: LUAN MORINA

14 October, 2017 @12:02

1. Liverpool – Manchester United (e shtunë, ora 1e30)

Përballja ndërmjet Klopp dhe Mourinhos sezonin e kaluar ishte e mërzitshme, nën standardet e derbit më të madh anglez. Megjithatë, arsyetime ka pasur pasi që të dy ishin në tentim të sezonit shpërthyes. Mourinho tashmë ka fituar tituj me Unitedin, derisa kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk është i mjaftueshëm për ta quajtur Kloppin të suksesshëm. Aq më pak kur nuk ka arritur të stabilizoj mbrojtjen tashmë gati dy vite.
Ndeshja e kësaj të shtune shpresojmë të jap një pasqyrë më të mirë ofensive të të dy skuadrave, sidomos mysafirëve që me Lukakun ka tejkaluar shterpësinë e sezonit të kaluar. Në anën tjetër, Salah i vetëm do të duhej të përkujdesej në sulm në mungesë të një 9shi klasik tek Liverpooli, diçka që ju mungon që nga koha e Torresit e Suarezit.

2. Juventus – Lazio (e shtunë, ora 6)

Tridhjetë minuta para se të kaloni në ndeshjen e radhës, por mjaftojnë të ju bindin a të mbeteni me këtë ndeshje apo jo. Juventusi më në fund mund të ketë konkurrencë në Serie A, edhe pse në strukturë dhe individ mbetet shumë hapa para të tjerëve. Të parën, Simone Inzaghi e ka përsosur tek ky Lazio, ndoshta më së miri në Itali (pas Sarrit me Napolin). Lazio ka bërë lojëra të shkëlqyeshme deri tani dhe ana më e mirë është aftësia për të mbuluar lëndimet e shpeshta në mbrojtje dhe mungesën e Felipe Andersonit.
Në anën tjetër Juventusi nën shpatullat e Dybalas mund të arrij tek suksesi këtë vit. I vetëm po e bartë ekipin deri tani, dhe është koha edhe të tjerët të nisin një kontribut më të madh, edhe pse Higuain, Cuadrado e Mandzukic nuk kanë pasur një sezon të keq. Dy gola, në fakt edhe vetëm një gol i hershëm mjafton për rrëzimin psikologjik të kundërshtarit, nëse këta të fundit nuk kujtojnë Atalantën!

3. Borussia Dortmund – RB Leipzig (e shtunë, ora 6e30

Nuk ka shumë kohë për rivalët e Bayernit të ikin në krye. Problemi i vetëm i bavarezëve ka qenë menaxhimi dhe nëse Heynckes del të jetë i dashur për lojtarët, Bayerni shpejtë mund të kthehet tek fitoret dhe rruga drejt kreut. Hasnehuttl i Leipzigut është duke bërë rotacione të panevojshme në ekip. Më së shumti në tentim për të gjetur zëvendësuesin e Keitas ndoshta, edhe kuptohet për t’u përshtatur për ndeshjet në Ligën e Kampionëve. Kjo po dëmton goxha shumë në kontinuitetin e rezultateve dhe mbi të gjitha lojërave të bukura. Janë një ekip i ri dhe i talentuar, por shumë ndryshime vetëm sa po i bëjnë konfuz me gjasë.
Bosz po bën të kundërtën tek BVB. Ka gjetur një ekip të mirë përkundër lëndimeve dhe po funksionojnë edhe në atë që ishin më të dobët vitin e kaluar – të nxjerrin rezultate në ndeshjet e ngushta dhe të mërzitshme kur është vështirë të dalësh në pozicion. Për momentin janë në pozicion të shkëlqyeshëm në tabelë dhe një fitore, jo pa tjetër bindëse sipas zakonit, mund t’i ngulte edhe më shumë në krye.

4. Roma – Napoli (e shtunë, ora 15n9)

Në të njëjtën kohë në Wanda Metropolitano zhvillohet ndeshja ndërmjet Atleticos së Madridit dhe Barcelonës. Pas të bëmave të tija në ndeshjen me Ekuadorin, Messi duhet të jetë më i etur se kurrë të dëshmoj veten në një tentim të fundit për të marr epërsinë në luftën për Topin e Artë. Barcelona siç e kam përmendur edhe tek ‘afati i tetorit në La Liga’, është zor për t’u mposhtur sivjet në këtë ligë. Kështu që më mirë është të provoni pak Serie A.
Në ndeshjen më të zorshme në Olimpico këtë sezon, Roma ishte mposhtur në një lojë nervash nga Interi. Për të dëshmuar se njëmend e kanë vendin në luftë për kreun, Eusebio Di Franceso duhet të jap një rezultat dhe mbi të gjitha një lojë të mirë nga kjo ndeshje. E lojë më të mirë se Napoli në Serie A deri tani nuk po bën askush. Janë një makinë e lyer mirë që punon pa asnjë problem deri tani. Pres të jetë një ndeshje tejet e bukur për sy.

5. Inter – Milan (e diel, ora 15n9)

Fatkeqësisht nuk do të premtoja se do të mund të jetë sa ndeshja paraprake. Sezonin e kaluar të dy ndeshjet kanë pasur funde dramatike. Tensionit për të dëshmuar se cila është në rrugë më të mirë drejt ringjalljes i shtohet edhe dëshira për të fituar që në mënyrë të zhdrejtë po ndikon në cilësinë e lojës. Nuk është e keqe, por është inferiore ndaj ‘madoninave’ të fillimit të dekadës së kaluar kur Serie A ishte në majat e futbollit botëror.
Të dyja janë në rrugë të drejtë dhe kanë nevojë për kohë. Besoj që do të shfaqin, sado pak qofshin, shkëndija të së kaluarës dhe të ardhmes së bukur që na pret në futbollin italian.


PARA NDESHJES LLAPI - FLAMURTARI

Llapi ruajtjen e kreut, Flamurtari ‘ikjen’

FFK Superliga

Llapi ruajtjen e kreut, Flamurtari ‘ikjen’

14/10/17 @ 11:16

PARA NDESHJES FERONIKELI - LIRIA

Dueli i skuadrave me pikë të barabarta

FFK Superliga

Dueli i skuadrave me pikë të barabarta

14/10/17 @ 11:07

UEFA FUTSAL CUP MAIN ROUND

Liburni mposhtet dhe eliminohet nga ‘Main Round’

Futsall Superliga/International

Liburni mposhtet dhe eliminohet nga ‘Main Round’

13/10/17 @ 21:56

UEFA FUTSAL CUP

Linku për ta shikuar ndeshjen e Liburnit

Futsall Superliga/International

Linku për ta shikuar ndeshjen e Liburnit

13/10/17 @ 20:14

KUSH, ÇKA TREGOI DERI TASH?

Afati i tetorit në Bundesliga

Bundesliga/Analiza

Afati i tetorit në Bundesliga

13/10/17 @ 20:05

KOMISIONI DISIPLINOR

Munishi gjobë, Myrta suspendim

FFK Superliga

Munishi gjobë, Myrta suspendim

13/10/17 @ 19:38

SHQIP NË BOTË

Vedat Muriqi i shënon Besiktasit

International/Sportistë shqiptarë në botë

Vedat Muriqi i shënon Besiktasit

13/10/17 @ 19:19

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League