Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPTARËT

54 shqiptarë në 7 përfaqësuese

BOROZANI

54 shqiptarë në 7 përfaqësuese


Përgatiti: Lis Dorambari

2 March, 2014 @23:30

Më 5 mars do të jetë një ditë shumë e veçantë për futbollin shqiptar në përgjithësi.

Në këtë ditë dy përfaqësuese shqiptare në futboll, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, do të luajnë dy ndeshje miqësore. E para do të takohet me Maltën në Durrës, kurse e dyta me Haitin në Mitrovicë.

Padyshim se për Kosovën kjo do të jetë një ndeshje historike, për shkak se kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare.

Mirëpo, kjo nuk do të jetë e veçanta e vetme. Përveç këtyre dy përfaqësueseve shtetërore, edhe 13 futbollistë të tjerë shqiptarë në po të njëjtën ditë, më 5 mars, do t’i përfaqësojnë 5 përfaqësuese të tjera europiane.

Zvicra, Maqedonia, Finlanda, Mali i Zi dhe Gjermania në listat e tyre të lojtarëve për ndeshjet e së mërkurës, kanë përfshirë së paku një futbollist shqiptar. 

Më së shumti ftesa ndaj shqiptarëve ka dërguar Zvicra (5), e ndjekur nga Maqedonia (4) e Finlanda (2), derisa Malin e Zi dhe Gjermaninë do ta përfaqësojnë nga një futbollist shqiptar.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, në listën e tij ka përfshirë 19 futbollistë, kurse ai i Kosovës, Albert Bunjaki, 22 sosh.

Nëse e mbledhim numrin e futbollistëve shqiptarë që do të luajnë më 5 mars në përfaqësueset A të shteteve të ndryshme europiane, do të kemi 54 prej tyre.

Ndërsa këtu nuk janë përfshirë futbollistë si Pajtim Kasami, Erton Fejzullahu, Valon Berisha, Arijan Ademi të cilët nuk janë ftuar kësaj radhe në përfaqësueset përkatëse, e nuk është përfshirë as Adnan Januzaj që nuk ka vendosur akoma se për kë do të luaj.



Futbollistët shqiptarë të cilët do të luajnë më 5 mars për përfaqësueset e tyre përkatëse

Kosova 22 lojtarë Shiko listën e plotë
Shqipëria 19 lojtarë Shiko listën e plotë
Zvicra 5 lojtarë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Dzemaili, Admir Mehmedi
Maqedonia 4 lojtarë Agim Ibraimi, Muhamed Demiri, Ferhan Hasani, Besart Ibraimi
Finlanda 2 lojtarë Përparim Hetemaj, Berat Sadik
Gjermania 1 lojtar Shkodran Mustafi
Mali i Zi 1 lojtar Fatos Beqiraj
GJITHSEJ 7 përfaqësuese 54 lojtarë

ANAMORAVA

Drita, fituese e derbit të Kupës

FFK Superliga

Drita, fituese e derbit të Kupës

02/03/14 @ 21:23

MADRID DERBY

Cristiano ia mohon fitoren Atleticos

La Liga

Cristiano ia mohon fitoren Atleticos

02/03/14 @ 18:56

LEAGUE CUP

City me Kupën e parë të stinorit

Premier League

City me Kupën e parë të stinorit

02/03/14 @ 17:37

BUNDESLIGA 2

Mavraj sjell fitore në goleadën shqiptare

Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Mavraj sjell fitore në goleadën shqiptare

02/03/14 @ 17:17

REPREZENTACIONI

Mushica, i vetmi nga Superliga

FFK Superliga/International

Mushica, i vetmi nga Superliga

02/03/14 @ 14:57

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2027

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

08/08/23 @ 11:47

STADIUMI

Prishtina s’lejohet të luajë në “Fadil Vokrri”

FFK Superliga

Prishtina s’lejohet të luajë në “Fadil Vokrri”

08/08/23 @ 11:42

PREZANTOHET NË KRYEQYTETIN RUMUN

Rrahmani zyrtarisht i Rapidit

FFK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrahmani zyrtarisht i Rapidit

07/08/23 @ 15:29

SHORTI I PLAYOFFIT

Ballkani mëson rivalin e playoffit për kualifikim në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson rivalin e playoffit për kualifikim në Ligë të Konferencës

07/08/23 @ 14:32

BOTËRORI 2027

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

07/08/23 @ 14:02

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE

Hidhet shorti për fazën e fundit, që siguron grupet e Ligës së Kampionëve

Champions League

Hidhet shorti për fazën e fundit, që siguron grupet e Ligës së Kampionëve

07/08/23 @ 12:23

KAMPIONI MERR QENDËRMBROJTËSIN KROAT

Josko Gvardiol, kontratë 5-vjeçare me Man Cityn

Premier League/Bundesliga/Transfere

Josko Gvardiol, kontratë 5-vjeçare me Man Cityn

06/08/23 @ 17:17

ALBION RRAHMANI DREJT RUMANISË

Prej “Lewandowskit” të Malishevës, përmes titullit, drejt Bukureshtit

Conference League/FFK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Prej “Lewandowskit” të Malishevës, përmes titullit, drejt Bukureshtit

06/08/23 @ 12:52

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

05/08/23 @ 23:42

VJEN MEDALJA E ARTË

Laura e artë në Masters

Xhudo

Laura e artë në Masters

05/08/23 @ 17:44


 
Të gjitha lajmet nga