MADRID DERBY
Cristiano ia mohon fitoren Atleticos
2 March, 2014 @18:56
Vicente Calderon ka qenë i tëri në eufori derisa pritej fitorja e Atletico Madridit ndaj rivalit të tyre lokal shumë më të shtrenjtë e më të njohur, Real Madrid.
Mirëpo, ka qenë Cristiano Ronaldo që ka nivelizuar rezultatin në pjesë të dytë për rezultatin përfundimtar 2-2 në fund. Sa i përket ndeshjes në përgjithësi, Atletico ka qenë në dukje më i mirë se Reali, por nuk ka arritur të shënojë edhe njëherë për fitore, derisa Diego Simeone edhe njëherë ka vërtetuar se nga një ekip modest mund të krijohet një makineri e madhe luftarake.
Barazimi i ka konvenuar jashtëzakonisht Carlo Ancelottit dhe ekipit të tij, pasi që tash Atletico është tre pikë larg, derisa Barcelona edhe në rast të fitores sonte nuk do të mund ta zë Realin në krye të tabelës.
Reali kishte kaluar në epërsi me golin e Karim Benzemasë, derisa Atletico Madrid kishte reaguar me dy gola fenomenal të Koke dhe Gabi Fernandez për të përfunduar pjesën e parë në avancim, 2-1.
Rezultatet dhe tabela aktuale.