ANAMORAVA
Drita, fituese e derbit të Kupës
2 March, 2014 @21:23
Skuadra e Arbnor Morinës, Drita, ka arritur të përmbys epërsinë e Gjilanit në derbin lokal të Kupës së Kosovës në futboll për të dalë në gjysmëfinale.
Djelmoshat e Muharrem Sahitit që garojnë në Ligë të Parë të Kosovës kanë nisur mirë ndeshjen duke shënuar me anë të Venhar Sermaxhajt në fund të pjesës së parë për 0-1.
Rikthimi
Mirëpo, në pjesën e dytë të ndeshjes bardhekaltërit kanë qenë një tjetër skuadër dhe kanë arritur që të shënojnë tre herë në portën e rivalëve të tyle lokal për t’i përmbysur shpresat e tyre në Kupë dhe për të shënuar fitore 3-1.
Kanë qenë Ardian Limani që ka barazuar shifrat në stadiumin që vlonte nga tifozët e shumtë të të dyja palëve, derisa në minutat e fundit, Florim Berisha shënoi për 2-1 e në shtesë, Blendi Gashi përmbylli ndeshjen 3-1.
Para Dritës, në gjysmëfinale të Kupës janë kualfikuar edhe Llamkos Kosova me Hajvalinë.
Rezultatet dhe ndeshjet çerekfinale:
Hajvalia-Besa | 1-0 | Erdin Hashani 73' | |
Llamkos Kosova - Ferizaji | 1-0 në vazhdime | Semir Zeneli 112' | |
Drita-Gjilani | 3-1 | Ardian Limani 62', Florim Berisha 87', Blendi Gashi 90' - Venhar Sermaxhaj 45' | |
Istogu-Ferronikeli | zhvillohet nesër |