TREPÇA'89 ME FITORE RUTINORE
‘89-shi kryen detyrën, mban hapin me kryesuesit
17 March, 2024 @19:03
Skuadra e Trepçës’89 ka kryer detyrën për të mbajtur hapin me kryesuesit e Ligës së Parë - Grupi A sot. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka shënuar fitore komode ndaj Istogut që po lufton për mbijetesë, ndërsa që në pjesë të parë epërsia tregolëshe u arrit dhe i dha rehati të madhe ekipit për në pjesë të dytë, Trepça’89 - Istogu 4-0 [Erdin Dushi 25’, Maddy Fatty 32’, 45’, Armend Gashi 58’].
Trepça’89 është duke pritur gabimin potencial të Suharekës ose Dinamos, për të bërë një hap më lart në renditje dhe për të tentuar rikthimin në Superligë. Mitrovicasit pas fitores së arritur në “Riza Lushta” sot dhe me pushimin dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në vijim, do të përgatiten për t’i dhënë edhe më shumë “gaz” drejt kreut.
“Minatorët” janë me 33 pikë të tretit në renditje, dy më pak sesa Suhareka e dyta. Ndërkaq Istogu është i teti dhe ka 18 pikë.