Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RËNDËSISHME E SHTIMJANËVE

Drin Ymeri në fund sjell fitoren e Vjosës ndaj Vushtrrisë kërkuese

Foto: FCVjosa/ fb

Drin Ymeri në fund sjell fitoren e Vjosës ndaj Vushtrrisë kërkuese


17 March, 2024 @19:57

Një moment në minutat e fundit të ndeshjes ka mbajtur gjallë shpresat e Vjosës për të kërkuar një vend që mundëson Superligën. Ai goditi me kokë për të shënuar dhe për t’i sjellë fitoren Vjosës ndaj Vushtrrisë sot, 1-0 [Drin Ymeri 89’].

Ndeshja me plot raste nga të dyja palët, kurse Vushtrria u duk mjaft kërkuese duke shikuar mundësinë për të befasuar kundërshtarin. Loja e mirë nga të dyja palët u pa në stadimin e qytetit të Shtimes sot, kurse në fund të përzgjedhurit e Leotrim Krasniqit arritën t’i kthehen fitores, pas disfatës së regjistruar në xhiron e kaluar nga lideri - Ferizaji.

Vushtrria në anën tjetër po tregohet një ekip krejt tjetër prej asaj që ishte në vjeshtë, ndërsa me Granit Begollin trajner dhe mobilizimin e ekipit, besohet se do të arrijë që të këndellet shpejt për tu organizuar edhe më mirë stinorin tjetër.

Fitorja, bën që Vjosa e treta në renditje të ketë 40 pikë tash nga 19 ndeshje, kurse Vushtrria e teta në renditje mbetet me 17 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë