Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË SI MYSAFIR NË PRANVERË

Trepça mposht Rahovecin bindshëm

Trepça mposht Rahovecin bindshëm


16 March, 2024 @19:29

Pas dy humbjeve, njëra prej të cilave në tavolinë dhe atë pikërisht ndaj Rahovecit nga një gabim protokalar, Trepça i është kthyer fitores në Grupin A të Ligës së Parë, duke e fituar ndeshjen ndaj Rahovecit me rezultat bindës, Rahoveci - Trepça 0-3 [Nicolas da Silva 29’, Ani Kenneth 63’, Pouye Babacar 81’].

Da Silva i dha nismë të mbarë Trepçës, që pas krosimit nga gjuajta e lirë e Ardit Miftarit shënoi me kokë për avantazhin fillestar. Me 0-1 u krye pjesa e parë, ndërsa në pjesë të dytë ka qenë Trepça që dukej shumë e organizuar me kombinime në sulm shënoi edhe dy herë për fitore.

Së pari Ani Kenneth shënoi kur u asistua nga Edis Ahmeti, ndërsa Kenneth gjeti Babacar Poyen për përfundimtaren 0-3. Fitorja bën që Trepça pas 19 ndeshjesh të ketë 26 pikë në pozitë të pestë, ndërsa Rahoveci ka po aq pikë, derisa pësoi humbjen e parë në terren të vetë në pranverë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë