Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALKET BAJRAMI NË FORMË, ULPIANA FITON!

Ulpiana arrin fitoren e dytë radhazi, mposht Flamurtarin

Foto: FCUlpiana/ fb

Ulpiana arrin fitoren e dytë radhazi, mposht Flamurtarin


16 March, 2024 @19:06

Sulmuesi i krahut Alket Bajrami ka shënuar dy gola dhe ka realizuar një asistim, në fitoren që ekipi i tij Ulpiana e arriti ndaj Flamurtarit sot në “Sami Kelmendi” në ndeshjen ku vendasit përkundër dominimit nuk arrinin të ndalin Flamurtarin kërkues në disa raste.

Ulpiana - Flamurtari 4-2 [Alket Bajrami 22’, 38’, Elvis Ahmeti 44’, Erion Morina 76’ - n.n. 45’+2, Brenner Moraes 69’pen.].

TABELA AKTUALE

Me golat e shënuar sot, Bajrami ka arritur kuotën e 12 golave të shënuara dhe gjashtë asistimeve këtë stinor për ekipin e tij, ndërsa Ulpiana i është kthyer fitoreve duke e regjistruar të dytën me radhë.

Fitorja, bën që Ulpiana pas 19 xhirosh të jetë e treta momentalisht me 37 pikë, ndërsa Flamurtari i shtati me 18 pikë nga 19 ndeshje sot. Gjendja aktuale është për të shtunën, pasi që ekipet tjera luajnë të dielën dhe mbetet të shihet se ku do të mbyllin xhiron e XIX skuadrat në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë