LIDERI S'GABON!
E dhjeta me radhë, Ferizaji ruan kreun e tabelës
17 March, 2024 @19:36
Ferizaji i drejtuar nga Arsim Abazi ka kaluar jo lehtë ndaj ekipit të fundit në renditje tabelare Kika, ndërsa “ujqit” kanë siguruar tre pikët e radhës në kampionat, për të vazhduar kryesimin në Grupin B të Ligës së Parë dhe të mbajnë ritmin prej tashmë dhjetë fitoreve radhazi!
Ferizaji mposhti Kikën 2-1 sot, ndërsa në golat e Edon Sadriut dhe Betim Haxhimusës asistuan Albion Kurtaj dhe Ergon Hyseni, përkatësisht. Golin e vetëm për mysafirët që po luftojnë për mbijetesë në ligë e shënoi Art Ramadani. Ferizaji - Kika 2-1 [Edon Sadriu 40’, Betim Haxhimusa 74’ - Art Ramadani 18’].
Kika shfrytëzoi bukur rastin e paraqitur dhe mori epërsinë në ndeshje. Ramadani goditi bukur për 0-1! Ferizaji më pas dështoi nga penalltia, duke e hudhur atë lartë mbi portë, por pak para fundit të pjesës së parë Edon Sadriu solli rehatinë 1-1. E në pjesë të dytë, Haxhimusa nga afërsia, futi në rrjetë topin e dëbuar nga portieri për fitore 2-1.
Për ekipin bardhekaltër rikthimi i menjëhershëm në Superligë është imperativ këtë stinor, ndërsa pas pushimit të kombëtareve, ata luajnë derbin ndaj Prishtinës së Re, që është e dyta në renditje - duel ky që mund të vendos edhe fituesin e ligës - nëse skuadrat nuk gabojnë në përballjet e mbetura kampionale të Grupit B të Ligës së Parë në vijim.
Përndryshe, fitorja e 14 sezonale e Ferizajit i mbanë ata lider me 44 pikë prej 19 ndeshjeve, ndërsa Kika mbetet e fundit me vetëm 13 pikë nga po aq ndeshje. Derisa siç u cek më lartë Ferizajin e pret derbi pas dy javësh, për Kikën secila ndeshje është derbi në vete pasi pikët i duhen për shpresë e mbijetesë. Këta të fundit presin 2 Korrikun në përballjen e radhës.