Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYEJNË DETYRËN NË PJESË TË PARË

Suhareka shënon fitoren më të thellë të stinorit

Foto: FCSuhareka/ fb

Suhareka shënon fitoren më të thellë të stinorit


17 March, 2024 @19:51

Skuadra e Suharekës ka arritur të shënojë fitoren më të thellë të këtij stinori që po garon në Ligën e Parë - Grupi A, duke e mposhtur Rilindjen 1974 sot me rezultat të thellë, Suhareka - Rilindja 1974 5-0 [Donat Hasanaj, Mevlan Zeka, Fitim Susuri x2, Liridon Fetahaj].

Vendasit e drejtuar nga Arsim Thaçi kryen punë që në pjesë të parë të ndeshjes, kur në pushim shkuan me 4-0! Pas kësaj, rikthim për mysafirët e drejtuar nga Senad Alirifa nuk kishte, ndërsa verdhezinjtë shënuan edhe njëherë për të vulosur fatin e takimit.

TABELA AKTUALE

Suhareka arriti fitoren e 11 kampionale dhe në vend të dytë ka 35 pikë, 2 më pak se liderja Dinamo. Rilindja 1974 mbetet e rrezikuar si e parafundit (e nënta) në renditje tabelare me 16 pikë, një më shumë sesa Phoenixi i fundit!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë