Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA TAKIMI

Ademi takohet me Rakën, propozohet qershori për Superligën

Foto: FFK

Ademi takohet me Rakën, propozohet qershori për Superligën


30 April, 2020 @0:48

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar të mërkurën me epidemiologun Lul Raka me të cilin ka biseduar lidhur me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19.

Ata u dakorduan që të mbesin në kontakt të vazhdueshëm, derisa u pajtuan që në këto rrethana shëndeti është mbi të gjitha. Gjithsesi, dëshira për t’iu kthyer garave dhe për ta mbyllur këtë edicion në mënyrë të rregullt mbetet e madhe, por çdo gjë do të vendoset në akord të plotë me UEFA-në, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Sportit.

Ndërsa Raka është shprehur se prioritet mbetet shëndeti dhe aktiviteti sportiv është paraparë të lejohet në fazën e tretë të masave lehtësuese, në muajin qershor, por tash gjithçka varet nga ecuria e rasteve me COVID-19 në ditët dhe javët në vazhdim.


 
Të gjitha lajmet nga