MICHU

REUTERS
Afër rikthimit
20 January, 2014 @23:08
Spanjolli Michu që në stinorin debutues la të habitur opionin në ishull me paraqitjet e tij në Sëansea City, ka arritur që të rikthehet nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjet me ekipin e tij.
Sipas një deklarate të vetë sulmuesit Michu dhënë faqes zyrtare të Swanseat, ai po ndihet mirë dhe kërkon rikthimin sa më të shpejtë edhe në fusha të blerta për t’i ndihmuar ekipit të tij, që këtë stinor nuk po kalon mirë në Premier League.
Michu, që erdhi dy stinorë më parë nga Rayo Vallecano pati shënuar 22 gola në stinorin debutues të tij në Angli në të gjitha garat me Swansean, që i siguroi atyre daljen e parë në gara europiane, Europa League. Ata fituan edhe Kupën e Ligës së Anglisë vitin e kaluar.
Mjekët parashikojnë kthimin e tij në dispozicion të Michael Laudrupit në fillim të muajit të ardhshëm.