Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAF

Afrikani më i mirë, Toure

REUTERS/Luc Gnago

Afrikani më i mirë, Toure


21 December, 2012 @9:02

Yaya Toure, futbollisti i Manchester Cityt është shpalluar lojtari më i mirë afrikan i vitit 2012. Ai ka mposhtur sulmuesin e ekipit kinez, Shanghai Shenhua, Didier Drogbën, në konkurrencë për më të mirin e Afrikës.

Issa Hayatou, (majtë në fotografi) kryetar i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF), u ka dhënë mirënjohjet futbollistëve nga Bregu i Fildishtë në organizimin vjetor të mbajtur në Akra të Ganës.

Kjo është hera e dytë me radhë që Yaya Toure kurorëzohet me titullin e lojtarit më të mirë në Afrikë. 


 
Të gjitha lajmet nga