PREJ FERRONIKELIT
Ahmet Haliti kthehet te Prishtina
28 May, 2018 @17:02
Pas dy viteve të fundit të kaluara te Ferronikeli, futbollisti që ka edhe përvojë edhe në Superioren shqiptare, Ahmet Haliti është rikthyer edhe zyrtarisht te fituesi i Kupës së Kosovës dhe nënkampioni, Prishtina.
Përveç përforcimit me Halitin 29 vjeç, që luan në mbrojtje, faqja zyrtare e Prishtinës ka bërë të ditur se ai nuk do të jetë përforcimi i vetëm i skuadrës dhe brenda ditëve në vijim do të zyrtarizojë edhe marrëveshjet tjera.
Prishtina pas triumfit në Kupë të Kosovës ka siguruar pjesëmarrjen në Europa Ligë.
Haliti ka qenë pjesë e Prishtinës para se të shkojë në Superiore. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Besianës, Hysit, Hajvalisë, Besës së Kavajës, Bylisit dhe Ferronikelit. Për Prishtinën ka luajtur në stinorin 2014/15.