VËLLAZNIMI
Vëllaznimi dhe Cana, bashkëpunimi vazhdon
26 May, 2018 @15:56
Pas rënies nga elita e futbollit kosovar dhe një ditë para finales së Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës, klubi i Vëllaznimit ka publikuar një deklaratë në faqen zyrtare të Facebookit.
Në deklaratën e publikuar është bërë e ditur që klubi i Vëllaznimit do ta vazhdojë bashkëpunimin me kryesinë aktuale në krye me Agim Canën edhe në Ligën e Parë, duke premtuar angazhim maksimal që Vëllaznimi të rikthehet sa më shpejt në Superligë.
Komunikata e plotë e klubit gjakovar është paraqitur më poshtë: