FINALJA E MADHE
Formacionet e mundshme: Real Madrid - Liverpool
26 May, 2018 @15:45
Tashmë gjithçka është gati në Kiev për të nisur ndeshja e madhe e vitit për klube.
Real Madrid, që po ndjek titullin e tretë me radhë, ka përballë kësaj radhe Liverpoolin, që mban rekordin me gola të shënuara këtë stinor në gara evropiane, 46.
Ndeshja luhet në stadiumin ku është luajtur finalja e EURO 2012, ndërsa para ndeshjes trajneri i Real Madridit dhe Liverpooli, kanë thënë:
“Presioni është vetë jeta, e bën atë më të bukur,” - ka thënë Zinedine Zidane, trajner i Real Madridit.
“Ne jemi Liverpooli dhe kjo është në ADN-në tonë,” - kanë qenë fjalët e Jurgen Kloppit, trajnerit të Liverpoolit.
Sa i përket 11-sheve startuese, uefa.com parashikon kështu:
REAL MADRID: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modrić, Isco; Ronaldo, Bale.
LIVERPOOL: Karius; Alexander-Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson; Henderson, Milner, ëijnaldum; Mané, Firmino, Salah.