NË KOMUNIKACION
Aksidentohet Azemi
7 August, 2014 @13:42
Sulmuesi i Greuter Furthit, Ilir Azemi, është aksidentuar në një ndeshje komunikacioni sot heret në mëngjes, raportojnë mediat gjermane.
Azemi që kishte veshur fanellën e Kosovës në ndeshjen e parë të përfaqësueses ndaj Haitit u aksidentua në orët e hershme të mëngjesit, derisa është dërguar për spital dhe për gjendjen e tij aktuale shëndetësore nuk ka informata të hollësishme.
Sipas gjermanes Bild, ai është përplasur me veturën Audi me një furgon dhe pastaj ka goditur një shtyllë në komunikacion, kurse është nxjerrë nga vetura pasi që shërbimi emergjent ka prerë veturën me kujdes. Shoferit të furgonit i janë marrë mostrat e gjakut dhe nuk është gjetur asnjë promil alkool në gjak.
”Lutjet tona janë me Ilir Azemin,” ka shkruar përzgjedhësi i përfaqësueses kosovare, Albert Bunjaku, në llogarinë e tij në Facebook, me të kuptuar lajmin për Azemin, derisa këtyre lutjeve i bashkohemi të gjithë.
Ilir Azemi, 22 vjeç, është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij, Greuter Furth, që garon në Bundesliga 2.