KAMPIONI BOTËROR
Mustafi në La Liga
6 August, 2014 @22:51
Lojtari i parë me origjinë shqiptare që ka arritur titullin e Botës sivjet me Gjermaninë, Shkodran Mustafi, do të luaj në kampionatin spanjoll.
Mustafi sot zyrtarisht ka lënë Sampdorian nga Xhenova për tu bërë lojtar i ri i Valencias në Spanjë.
Ai ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me ekipin spanjoll, derisa mediat besojnë se gostivarasi i ka kushtuar Lakuriqve rreth 10 milionë euro.
Mustafi do të kompletojë nesër testet mjekësore me Valencian derisa të premten do të prezentohet si lojtar i ri i Valencias.
Ai është marrë për të mbushur vendin e lënë bosh nga Jeremey Mathieu, që kaloi te Barcelona muajin e kaluar.