REALMADRID TJETËR

Foto: Real M Official
Aktivizohet BBC
17 January, 2016 @18:08
Katër gola për 18 minuta ka qenë bilanci i shpejtë dhe shkatërrues i Real Madridit sonte në përballje me Sportig Gijonin në Santiago Bernabeu.
Ekipi i Zinedine Zidanit ka shënuar fitoren e radhës në La Ligas, ndërsa është vërejtur aktivizimi i treshes së sulmit Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema - të cilët u regjistruan në listën e realizatorëve për fitoren e thellë 5-1 ndaj rivalit të sotëm, që mbetet të luftojë për ekzistencë.