KOMUNIKATA E FUNDIT E KLUBIT
Al Sadd: Xavi te Barcelona
5 November, 2021 @12:21
Një komunikatë e lëshuar pak më parë nga Al Sadd ka konfirmuar gjithçka që u përfol gjatë javës nga mediat spanjolle.
Xavi Hernandez shpejt do të zyrtarizohet si trajner i ri i Barcelonës.
Al Sadd ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për të paguar klauzolën e lirimit të trajnerit të tyre, ndërsa veçse i ka uruar Xavit ditë të mira me klubin katalonas.
Xavi Hernadez do ta zëvendësojë Ronald Koemanin në krye të shtabit teknik të Barcelonës, që aktualisht po mirëmbahet nga Sergi Barjuan. Katalonasit janë në krizë të madhe financiare dhe shumë superyje të ekipit u larguan në dy vitet e fundit, mbi të gjitha edhe Leo Messi.
Barcelona shpreson që me Xavin, të rindërtojë gjithçka shpejt te blaugranat.