SHQIP në BOTË
Aliti e Kryeziu 90 minuta në fitoren e Zurichut
25 July, 2021 @20:55
Sikurse Baseli i Edon Zhegrovës, edhe Zurichu i Fidan Alitit e Mirlind Kryeziut, e hapën stinorin e ri në Superligën e Zvicrës me fitore.
Zurich e mposhti Luganon me rezultat 0-2.
Në këtë ndeshje Fidan Aliti e Hekuran Kryeziu luajtën 90 minuta për skruadrën e Zurichut. Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79’.
Te Lugano startues ishte lojtari kosovar Kreshnik Hajrizi, i cili gjithashtu u ndëshkua në minutën e 44’.
Zurich në xhiron tjetër do të përballet me Lausannen.