RILINDJA 1-2 A&N

A&N arrin fitoren e parë
28 August, 2022 @21:17
Skuadra prizrenase A&N ka arritur fitoren e parë kampionale duke e mposhtur ekipin e ri të ardhur në Ligë të Parë, Rilindjën 1974.
Përmes mesfushorit të dalluar të tyre Noumoufa Diarra dhe të transferuarit këtë verë, Sunaj Hasan, ekipi i drejtuar nga Petrit Rushiti ka marrë gjahun e plotë në Shahin Haxhiislami sot, derisa vendasit kishin ankesa në referim gjatë ndeshjes.
Në fund, Rilindja 1974 1-2 A&N [ n.n - Noumoufa Diarra, Sunaj Hasan].