SHQIP NË BOTË
Andi Koshi rikthehet në Belgjikë
27 July, 2018 @13:01
Pasi kaloi një vit te skuadra e PSV-së në Holandë, Andi Koshi është rikthyer në Belgjikë.
Në fakt gjakovari 17-vjeçar, që është i lindur në Belgjikë dhe është zhvilluar si futbollist në akademinë e Anderlechtit, është blerë nga skuadra franceze e Monacos, mirëpo 6 muajt e ardhshëm do të luajë në Belgjikë te skuadra e Cercle Brugge, pasi që kjo skuadër është pronë e skuadrës franceze të Monacos.
Koshi luan në rolin e mesfushorit sulmues, ndërsa është edhe kapiten i Kombëtares së Belgjikës për grupmoshat U17.