AUSTRIA-MILAN
Andre Silva me hat-trick, Milan fitues në Vjenë
14 September, 2017 @20:59
Milan ka nisur mbarë misionin europian, pas mungesës disavjeçare në gara europiane të UEFA-së.
Rossonerët kanë dalë triumfues nga Vjena sonte, duke e mposhtur ekipin e Austria Wienës me rezultat të thellë 1-5, ku tre golat e para erdhën pas 20 minutave të para lojë.
Më pas, në pjesë të dytë Andre Silva i ardhur këtë stinor nga Porto te Milan, kompletoi hat-trickun e tij, ndërsa Suso caktoi rezultatin përfundimtar.
Në duelin tjetër të Grupit D, Rijeka u mposht në shtëpi nga AEK i Athinës, 1-2.