MESFUSHORI I KOSOVËS
Anel Rashkaj prezantohet te ekipi i ri i tij
8 February, 2020 @16:35
Mesfushori dhe kapiteni i parë i reprezentacionit të Kosovës, Anel Rashkaj, sot është bërë zyrtarisht me ekip të ri.
Prizrenasi 30 vjeçar është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit finlandez Seinajoen Jalkapallokerho, që luan në elitë të futbollit të këtij vendi skandinav.
Faqja zyrtare e SJK-së ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje një-sezonale me futbollistin e Kosovës, që ka bërë karrierë kryesisht në Suedi e Norvegji.
Ndërsa në deklaratën e tij të parë si lojtar i ri i SJK-së, Rashkaj ka thënë:
“Jam shumë i gëzuar që kam arritur marrëveshje me SJK-në. Klubi duket profesional dhe kam dëgjuar shumë të mira për këtë klub. Mezi pres të debutojë dhe të tregojë cilësitë e mija për klubin e ri. Premtoj në punë të pandalshme dhe lidership përgjatë çdo ndeshjeje.”
Rashkaj me gjetjen e ekipit të ri, pritet të hyjë në formë në kohën kur i nevojitet më së shumti Kosovës, në mars, kur luhet PlayOffi për sigurimin e biletës së fundit për EURO 2020.