GANI SEJDIU
Sejdiu fitoren ia dedikon gruas së tij të ndjerë!
8 February, 2020 @15:58
Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, fitoren e madhe të sotme në Kupë të Kosovës ndaj Gjilanit favorit, ia ka dedikuar fillimisht gruas së tij, që ndërroi jetë javë më parë.
Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, ai ka bërë të ditur se disciplina taktike i ka sjellë fitoren skuadrës së tij sot.
”Çelës i fitores ka qenë disiplina taktike në fushë. Mendoj që me një ndeshje shumë mirë të koordinuar, perfekte, kemi kaluar tutje. Fitoren ia dedikoj bashkëshortes që nuk është më në jetë dhe e kam pasur përkrahës të madh gjatë gjithë jetës, por edhe tifozëve të ekipit,” ka thënë Sejdiu në deklaratën e tij pas ndeshjes.
Drenica ka bërë befasinë e ditës sot, duke e eliminuar Gjilanin nga Kupa. Skuadra nga Skenderaji tash ka arritur gjysmëfinalen e Kupës.