GJILAN
Fatlind Azizi nga të rinjtë e Bursës e Fenerit, te Gjilani
5 February, 2020 @15:48
Mesfushori 19 vjeçar që ka qenë pjesë e ekipeve turke përgjatë moshës më të re, Fatlind Azizi, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Gjilanit.
“SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19 vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion,” ka bërë të ditur njoftimi i klubit gjilanas.
Azizi ka qenë për dy vite pjesë e të rinjve të Bursasporit dhe Fenerbahçes. Gjilani ka kryer pjesën e parë të stinorit në Superligë në pozitë të dytë të klasifikimit me vetëm dy pikë më pak sesa ekipi që e kreu si lider vjeshtën, Ballkani.