BARCELONA
Rey Manaj regjistrohet për Ligë të Kampionëve
3 February, 2020 @21:54
Sulmuesi i ri i Shqipërisë, që në janar u bë lojtar i Barcelonës B, ku kaloi nga Albacete - është regjistruar në tre lojtarët që do të kenë mundësi të paraqiten në Ligë të Kampionëve për pjesën pranverore të stinorit 2019/20.
Njoftimin për këtë e ka dhënë Barcelona sot, ndërsa e kanë përcjellë mediat, e te katalonasit Quique Setien ka regjistruar Kike Saveiron, Sergio Akiemen dhe Rey Manajn, për të zëvendësuar të lënduarit Carles Alena, Jean-Clair Todibo dhe Moussa Wague.
Barcelona në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve do të ndeshet me Napolin e Elseid Hysajt, ku në ndeshjen e parë do të jetë mysafire më 25 shkurt, ndërsa ndeshja e kthimit në Camp Nou më 18 mars.