GJAKOVË
Dy përforcime për shpresë shpëtimi te Vëllaznimi
4 February, 2020 @13:39
Skudra e Vëllaznimit që ka pasur një krizë të madhe të rezultateve përgjatë pjesës vjeshtore në Ligë të Parë të Kosovës, në dy ditët e fundit ka bërë të ditur se ka angazhuar dy përforcime në skuadër.
Dje kuqezinjtë kanë njoftuar për përforcimin e parë të tyre, që është Antonio Marku, që vjen nga Drenica, ku kishte luajtur në pjesë të parë të stinorit.
Ndërsa sot gjakovarët kanë bërë të ditur se kanë sjellë në radhët e tyre edhe Arbjas Hasanajn nga Shkodra. Hasanaj së fundi ka qenë pjesë e Adës nga Velipoja, që garon në Kategorinë e Parë të Shqipërisë (liga e dytë).
Vëllaznimi ka kryer pjesën e parë të stinorit në zonë të rrezikshme të Ligës së Parë. Ata pas 16 ndeshjeve të zhvilluara kanë regjistruar vetëm tre fitore përgjatë stinorit vjeshtor.