FRANCEZI I BARCELONËS
Ousmane Dembele po mbyll stinorin!
5 February, 2020 @0:29
Krahu i Barcelonës, Ousmane Dembele, që nuk ka luajtur prej nëntorit 2019 për ekipin për shkak të lëndimit, është lënduar në stërvitjen e fundit të skuadrës së tij, disa ditë para se të rikthehej në fusha!
Francezi 22 vjeç ka lënë stërvitjet e fundit të ekipit dhe klubi i Barcelonës ka bërë të ditur se ai ka lënduar përsëri muskulin e këmbës së djathtë.
Marca shkroi se Dembele ka përfunduar stinorin! Ish-lojtari i Borusia Dortmundit ka pasur disa lëndime prej se iu bashkua Barcelonës në vitin 2017.