DFB POKAL
Rashica shënon histori te Werderi, që eliminoi Dortmundin
4 February, 2020 @22:55
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, me golin e shënuar sonte në fitore ndaj Borussia Dortmundit 3-2 në kuadër të së tetës së finales të Kupës gjermane, ka hyrë në histori të klubit.
Milot Rashica është bërë lojtari i parë që ka arritur të shënojë në gjashtë ndeshje të Kupës radhazi për Werderin!
E Werder ka shënuar fitore ndaj Dortmundit, 3-2 [Selke 16, Bittencourt 30, Rashica 70 - Haaland 67, Reyna 78], për të siguruar biletën për çerekfinale të Kupës.
Për Dortmundin, edhe pse shënoi përsëri, nuk ka kryer punë as makina e golave Erling Haaland.