FA CUP
Përcaktohen çiftet e 1/8 së finales në FA Cup
5 February, 2020 @0:10
Pas dueleve të sontme, janë përcaktuar, hiç një, të gjitha çiftet e së tetës së finales në FA Cup të Anglisë.
Kështu, dueli më interesant i këtij raundi të garave të kupës së Anglisë pritet të jetë ai ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit, ndërsa në anën tjetër Wayne Rooney që tash luan për Derby Countyn, do të pret ish-ekipin e tij Manchester United!
ÇIFTET E 1/8 SË FINALES:
Sheffield Wednesday - Manchester City,
Reading - Sheffield United,
Chelsea - Liverpool,
West Bromwich Albion - Newcastle United,
Leicester City - Birmingham City,
Derby County - Manchester United,
Southampton/Tottenham - Norwich City,
Portsmouth - Arsenal.