GENTJAN MEZANI
Objektivi ishte Kupa, tash rrugë tjetër për Evropë
8 February, 2020 @15:35
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, në deklaratën e tij dhënë për mikrofonin e Supersportit pas eliminimit nga Drenica në Kupë të Kosovës, ka bërë të ditur që gabimi i portierit ka dënuar skuadrën e tij.
Për më tepër, Mezani ka thënë se Kupa ka qenë objektiv primar i gjilanasve, por se tash, duhet kërkuar rrugë tjetër për të dalë në Evropë.
“Ne erdhën për të fituar, pasi Kupa ka qenë objektivi ynë. Një gabim i portierit na penalizoi shumë dhe kjo s’ishte hera e parë që ndodh. Ka qenë ndeshje e falur, pasi s’kemi konkretizuar rastet që i patëm. Objektiv mbetet dalja në Evropë. Kupa ishte primare, tash duhet shikuar rrugë alternative, nga kampionati, ku do të jetë shumë më vështirë,” ka thënë ndër të tjera ai.
Gjilani shkoi si favorit në Bajram Aliu të Drenicës në çerekfinale të Kupës dhe u eliminua pas vazhdimeve, 2-1 nga Drenica që siguroi gjysmëfinalen e Kupës.