MIQËSORJA
Anglia bajate fiton, te Wembley i ‘zbrazët’
4 September, 2014 @0:24
Ndeshje që askush s’do ta shikonte edhe njëherë para televizionit, përveç trajnerit të Anglisë, Roy Hodgson. Anglia ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1-0 në miqësore ndaj Norvegjisë, në një takim tejet brengosës për kombëtaren që pretendon kthim në elitë të futbollit.
Për më tepër, përveç Daniel Sturridge dhe Raheem Sterlingut, askush tjetër nuk impresionoi në këtë fitore të brishtë angleze ndaj Norvegjisë modeste, që erdhi vetëm pas penalltisë së kapitenit të ri, Wayne Rooney.
Dëshpërues është edhe fakti se Wembley i famshëm ka numëruar 40 mijë e 181 spektatorë në ndeshje - që është numri më i vogël i shikuesve prej se stadiumi i famshëm anglez u renovua dhe u rihap në vitin 2007. Stadiumi Wembley ka kapacitet prej 90 mijë ulëseve.
Anglia bën pjesë në Grupin E kualifikues për Europianin 2016 dhe në ndeshjen e parë të grupit luan ndaj Zvicrës si mysafire më 8 shtator.