LIDERI I RI

Ferronikeli me fitore të madhe bëhet lider
3 September, 2014 @18:04
Skuadra drenicake, Ferronikeli, ka arritur të shënojë fitore të madhe dhe të merituar në Prishtinë duke e mposhtur ekipin e Bylbyl Sokolit me rezultat minimal 0-1.
Ferronikeli ka treguar një lojë tejet të pëlqyeshme dhe ka shënuar kur Haxhi Shala ka asistuar te Mirlind Demaku, që shënoi për epërsinë fillestare, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Ekipi i Gani Sejdiut ka treguar lojë të mirë në mesfushë ku u dalluan ish lojtari i Prishtinës, Behar Maliqi dhe Isa Eminhaziri, derisa që nga minuta e 51-të ata kanë luajtur me 10 lojtarë në fushë kur u përjashtua Lulzim Doshlaku, pas kartonit të dytë të verdhë.
Kjo ka qenë disfata e parë e Prishtinës këtë stinor, derisa Ferronikeli me këtë fitore sot kalon në krye të tabelës së Superligës, duke u bërë lider i ri, edhe dy ndeshje tjera pa përfunduar kjo xhiro.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS